
Rihanna merr vëmendjen e fansave (Foto)
07 shkurt 2021
| 09:35
32-vjeçarja ka treguar figurën e saj të përsosur. E veshur me një fustan të shkurt veror, Rihanna ekspozoi këmbët e saj joshëse.
Ajo e kombinoi fustanin me një kapele dhe bizhuteri, teksa shihet se ka vendosur edhe një palë syze.
Rihanna, dukej provokuese derisa shihej duke pirë një cigare dhe shikonte kamerën. Në profilin e saj zyrtar në Instagram postoi tri imazhe ku arriti të marrë komente dhe pëlqime të shumta, nga komentet kishte edhe pyetje nga fansat se kur do e lansojë albumin.
Ndryshe, së fundi artistja e njohur ka reklamuar linjën e saj të re të brendshmeve dy ngjyrëshe të zezë dhe të kuqe.