Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

30 shtator 2021 | 12:07

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është rihapur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Në njoftimin për media, MPB-ja ka treguar se kjo qendër është rihapur në objektin e Stacionit Policor në këtë qytet.

“Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe se janë të gatshëm që nga sot, t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve. Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës  me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme. Kjo është një ndërhyrje e shpejtë që kanë bërë zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit të MPB-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim që qytetarët e kësaj zone të mos mbesin pa shërbime”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

May be an image of indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financim të…