Rikthehet kafshimi i Tysonit në ‘Tokio 2020’ (Video)

28 korrik 2021 | 17:55

Një boksier olimpik është përpjekur të përsëriste kafshimin e famshëm të Mike Tyson, duke tentuar të kafshojë kundërshtarin e tij gjatë përplasjes në peshat e rënda në “Tokio 2020”.

Youness Baalla nuk arriti të kalonte kundërshtarin e tij David Nykia, duke humbur që në të dy raundet e para.

I irrituar nga kjo, marokeni u përpoq të kafshonte kundërshtarin Nykia, teksa ishin të shtrënguar me njëri-tjetrin.

Pamjet janë postuar gjerësisht në rrjete sociale dhe të gjithë po e krahasojnë me ndeshjen legjendare të 1997, ku Tyson kafshoi një pjesë të veshit të kundërshtarit të tij në ring “Evander Holyfield.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur…