Rikthehet në jetë ish-konvikti studentor në Ferizaj!

06 nëntor 2025 | 14:00

Kanë filluar punimet restauruese në ndërtesën historike të ndërtuar në vitin 1934, pjesë e kompleksit të ish-shkollës “Ismail Qemali”.

Aktualisht janë përfunduar punët e demolimit të brendshëm dhe montimi i kulmit, ndërsa po vazhdohet me termoizolimin e tavanit.

Ky projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit synon të ruajë dhe promovojë këtë trashëgimi të çmuar kulturore, duke e rikthyer ndërtesën si simbol të edukimit dhe kujtesës qytetare.

Një hap i rëndësishëm në ruajtjen e historisë sonë për brezat që vijnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës (UP) është tashmë anëtar i EDCH/DIAMAS, rrjetit…