Rikthim sensacional i Realit, shmang humbjen ndaj Elches

23 janar 2022 | 18:22

Real Madridi ka arritur të shmang humbjen nga Elche në kuadër të javës së 22-të në La Liga, vetëm falë një rikthimi në minutat e fundit të përballjes.

Ndeshja në “Santiago Bernabeu” u mbyll baras 2-2, me Los Blancos që ndodheshin në disavantazh 0-2 deri në minutën e 82-të.

Fillimisht Boye i dha avantazhin mysafirëve në minutën e 42-të kur realizoi me kokë nga afërsia.

Në pjesën e dytë, “mbretërit” u hodhën në sulm për ta kërkuar barazimin. Megjithatë, ata u befasuan për herë të dytë nga Elche që përmes Millas shënuan edhe golin e dytë.

Liderët e La Ligës nisën të kthehen në lojë në minutën 82-të kur Modriq u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutat e mbetura Real Madridi shtoi sulmet ndaj mysafirëve, ndërsa ato sollën frytë në minutën e dytë shesë kur Militao shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat.

Real Madridi ndodhet në vendin e parë me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla.

Elche në anën tjetër ngritët në kuotën e 23 pikëve në vendin e 15-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi u trasnferua nga Barcelona te PSG në merkaton…