Rikthimi i një kryevepre të shekullit XVII – La Scanderbeide e Margherita Sarrocchi
Olimpia Gargano rikthen La Scanderbeide (1623) të Margherita Sarrocchi.
Në Amalfi u prezantua sot botimi i plotë dhe i komentuar i veprës La Scanderbeide (1623) të Margherita Sarrocchi, një perlë e letërsisë së shekullit XVII kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në qendër të ngjarjes ishte studiuesja e palodhshme Olimpia Gargano, e cila me pasion dhe përkushtim riktheu në dritë këtë trashëgimi të harruar.
Ky botim nuk është vetëm akademik: ai ringjall zërin e një autoreje të jashtëzakonshme dhe mënyrën se si ajo e përjetësoi figurën e Skënderbeut në letërsinë evropiane. Përmes tij lidhen kultura dhe histori të vendeve të ndryshme, duke i dhënë vepres një përmasa ndërkombëtare.
Ngjarja u nderua nga personalitete të njohura si Mateo Mandala, Françesko Altimari, Arsim Sinani, Anila Bitri dhe të tjerë, duke i dhënë prezantimit një dimension kulturor dhe intelektual të veçantë.
Profesor Arsim Sinani deklaroi se Margarita Sarrocchi dhe poema e saj për Skënderbeun është e rëndësishme për shqiptarët dhe, veçanërisht, për kulturën shqiptare. Ai vuri në dukje se Olimpia Gargano na ka bërë nder duke na sjellë në Italisht me komente për këtë kryevepër për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
Disa vite më parë, Olimpia i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” një kopje të veprës, një akt simbolik me peshë të jashtëzakonshme kulturore dhe emocionale për shqiptarët. Ajo trajton shqiptarët në imagjinatën europiane nga shekulli XIV-XIX
Ky botim është një akt dashurie për kulturën, historinë dhe lidhjen midis popujve. Olimpia Gargano e ka ngritur figurën e Skënderbeut në lartësinë që i takon dhe vazhdon të frymëzojë me punën dhe përkushtimin e saj.
Ngjarja u organizua nga Qendra e Kulturës dhe Historisë Amalfitane, Komuna e Amalfit, Ambasada e Shqipërisë në Itali dhe Ministria e Kulturës e Italisë, duke e bërë këtë prezantim një përvojë kulturore dhe intelektuale të veçantë.




