Rilind Musa, kampion i Evropës

02 maj 2025 | 18:02

Garuesi nga Kosova i bodybuildingut dhe fitnessit, Rilind Musa, është bërë kampion i Evropës në Kampionatin Evropian të bodybuildingut dhe fitnessit, që po mbahet në Santa Susanna të Spanjës. Kështu kanë bërë të ditur përmes ”Facebook” Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit.

Njoftimi i plotë:

Garuesi ynë i bodybuildingut dhe fitnessit, Rilind Musa, është bërë kampion i Evropës në Kampionatin Evropian të bodybuildingut dhe fitnessit, që po mbahet në Santa Susanna të Spanjës.

Rilindi fitoi medaljen e artë në kategorinë “Men’s Physique -179 cm”. Ai u shpall edhe kampion absolut.

Urime Rilindit dhe Federatës së Bodybuildingut të Kosovës.

#FederataeBodybuildingutdheFitnessit #RilindMusa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 25-vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…