Rilindja e vdekjes

14 gusht 2020 | 23:51

Shkruan: Anisa Bahiti

Për ty jeta ishte një ëndërr në rrugën e vdekjes. Une nuk i njoh të gjithë ata që në keto kohë të vështira përballen me vdekjen dhe as ty nuk pata mundësi të të njihja, ose më saktë të njoha dje, si shumë kush, në ditën më tragjike të jetës tënde të shkurtër. Ti ishe padyshim si secili nga ne, një djalë i ri i lindur në provincë, në kohën e pluralizmit, i rritur me ëndrra se një ditë ky vend do të behej më mire nga prinderit tanë të cilet lindën në komunizëm.

Ti ishe padyshim një mes shumë të rinjve ku rruga e jetës dhe shkollimi ishin një karvan i gjatë sakrificash nga prinderit e tu, te cilët po ashtu si prinderit tanë i plaku para kohe kjo kohë e pluralizmit të egër shqiptar. Ashtu rritur mes ëndrrash ti i le ato përgjysëm dhe ike një ditë të nxehtë Gushti, në një mënyre shumë të trishtë, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ku supozohej që të ishte vendi ku rreziku i vdekjes mposhtet. Ti ike ditën e tretë të shtrimit tënd, si për të dhënë mesazhin “biblik” të “rilindjes” pas ditës së tretë të ikjes nga kjo bote. Pikërisht të asaj rilindje që premtuan, por që në vend të saj na sollën vetëm vdekjën e kësaj shoqerie.

I dashur bashkëmoshatar që nuk do jesh më në mesin tonë pak orë nga ikja jote, Shqipëria u mbush me polemika, akuza dhe kundër akuza si gjithnjë. Ndër ta, më i shquari, më brilanti, shpikësi i konçensioneve në shëndetësi, shpikësi i “check up-it” të famshëm, i asaj përrallës që dëgjonim kur ishim fëmijë, u rishfaq në publik me rastin tënd, duke thënë se padyshim për vdekjen tënde ashtu si për çdo humbje jete që ndodh, fajin e kishe ti ose maksimumi ata që e sulmonin çdo ditë shëndetësinë anti-COVID në debate publike, duke shpërndarë lajme të rreme se gjoja shëndetësia nuk funksionon.

“Rilindja” erdhi si frytdhënëse e krimit që ka marrë rrugët në çdo cep të Shqipërisë dhe ku më të rrezikshmit janë ata që marrin jetë njerëzish çdo ditë me dashje duke kriminalizuar çdo sferë të jetës tonë. As ditën e fundit të jetës tënde këts çakenj që kanë marrë peng jetën tonë nuk ta kursyen këtë pengmarrje.

Ata që në spitalet e tyre nuk kuruan dhe nuk kurojnë bashkëortakët e tyre oligarkë se i dërguan jashtë vendit me avione private, ata qe familjarët e tyre i dërguan dhe i dërgojnë jashtë vendit pët t’u kuruar nga COVID dhe të paktën për një humbje që janë fajtore të gjithë duhet te tregonin respekt qoftë 1 ditë ose 1 orë. Ti dhe shumë që na trishtojnë çdo ditë zgjodhe të mos jesh më mes nesh na e le ta “përmiresojmë” këtë vend . Por sot dhe çdo ditë ne do vazhdojmë të jetojmë mes endrrash duke mos e pranuar dot realitetin që sjell çdo ditë largim dhe vdekje. Sot vazhdojmë dhe shpresojmë për ato të thënat dhe të sterthenat për një shëndetësi falas, por në realitet vëndi ynë vuan për kushte në spitale, për ilaçe dhe pa një mundësi për të perplasur koken diku.

Jam e bindur që ti ishe njëri prej nesh, njëri nga ata të vërtetët dhe në fakt rinia e vërtetë është ajo e punës, e përpjekjeve për të dalë mbi rrethanat mjerane që ka prodhuar ndër vite sistemi ynë. Por ka një Zot lart qe mban rreth vetes shpirta të mirë dhe të pafajshëm por nuk e di a do ketë kohë një ditë për t’i gjykuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që i presin krahët të rinjve për të guxuar dhe jetuar, ata që sjellin vdekjen e këtij vendi çdo ditë duke na zënë dritën në fund te tunelit.

Por une shpresoj të jetojmë e t’i shikojmë një ditë sa i “lavdishëm” fundi i gjithë tyre. Atyre që pa të drejtë i mohojne njerëzve të lirë të drejtën për të pasur siguri për jetët e tyre. Por për fat të keq pasiguria i ka pllakosur të gjithë, boshllëku që po krijohet në Shqipëri me ikjen e shumë jetëve me braktisjen e vendit me çfarëdo çmimi është vrasja e fundit që po i bëhet në menyre makabre një populli që shpresoi në rilindje dhe po merr  mbi vete gjithçka të keqe për kenaqur disa që pretendojnë se po drejtojnë por në fakt ata janë vrasësit e vërtetë dhe mbi të gjitha kriminalizues të jetës publike me reforma mashtruese të një rilindjeje të zezë për jetën e shqiptarëve.

Ty që nuk je më, ti vodhën ëndrrat, humbja jote ishte dështimi i tyre por kjo ikje si çdo tjetër që nuk është më, do vazhdojë të jetë një  plagë e hapur e shoqërise, një plagë e hapur e vendit tonë për çdo kënd qe zgjedh të mos jetë me. Është e dhimbshme për Shqipërine, por çdo humbje jete në këto rrethana na tregon për fat te keq qe nuk ka asnjë shpresë për njerëzit këtu. Ata po ” ikin” se janë të zhgënjyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar reduktime të ujit…