Rinumërimi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë

30 janar 2026 | 11:28

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve rinumërohen rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime, procesi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 30 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga…