 
                    Rita Ora: Jeta ime seksuale është inekzistente
                12 nëntor 2018
                |  11:34
            
        Rita Ora është një femër që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në tregun muzikor ndërkombëtar, por edhe në botën e modës. Ylli i popit është shfaqur si moderatore në ngjarje të mëdha muzikore, por ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura. Gjithashtu, këngëtarja po punon për nxjerrjen e albumit të dytë Phoenix, që i ka lënë shumë pak kohë për romancë. 27-vjeçarja ka zbuluar se jeta e saj seksuale tani nuk ekziston. “Jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë dhe vetëm fle gjumë”, ka thënë Rita në një intervistë për “British Vogue”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        