
Rita Ora “përvëlon” rrjetin me rroba banje
16 qershor 2025
| 12:03
Këngëtarja me origjinë kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me një postim të ri ku shfaqet në rroba banje, teksa promovon këngën e saj më të fundit, “Heat”.
“Vera 25 sapo u bë më e nxehtë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve nga e gjithë bota.
Me këtë paraqitje provokuese, Rita jo vetëm që promovon projektin e ri muzikor, por edhe tregon format e saj trupore për të cilat është shpesh në qendër të mediave.
Komentet nga fansat nuk kanë munguar: “Ka qenë në përsëritje 24/7”, shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi thjesht: “Fresca”.