RIVARRIMI I 🇦🇱DËSHMORËVE TË KOMBIT🇦🇱NË GJILAN DHE KËSHILLI ORGANIZATIV

17 shtator 2023 | 11:13

Ismet Sylejmani

Nga 17 Shtatori 1999 deri më 17 Shtator 2023, mbushen 24 vjet nga dita e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!

Me organizimin e zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, është angazhuar :

KĂ«shilli Organizativ:

Ismet Sylejmani-Kryetar
Avdyl Bajrami-anëtar
Jonuz Musliu -anëtar
Esat Asllani-anëtar
Shaqir Ajeti-anëtar(babai dëshmorit Alban Ajeti)
Dr. Xhevat Demiri-anëtar
Ylfete Canaj-anëtare
Fetush Osmani-anëtar fsh. Gadish
Naser Ahmeti – Cali,-anĂ«tar fsh. VerbicĂ«
Kamber Bajrami-anëtar fsh. Zhegoc

Anëtari Këshillit Organizativ Esat Asllani, u caktua drejtues i ekipit të zhvarrimit të Dëshmorëve të Kombit!

NĂ« ekipin e zhvarrimit u caktuan:
Dr. Sejdullah Mahmuti
Dr. Ilaz Poroshtica dhe
4 teknik medicinal

Me krijimin e Këshillit Oranizativ, të zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Karadakut për Komunën e Gjilanit, u njoftua Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, u njoftua Qeveria e Përkohshme e Kosovës, u njoftua KFOR-i i US ARMY në Gjilan dhe në Bondstel!
Këshilli Organizativ zhvilloi aktivitet të mëadh e të gjithanshëm dhe bëri një punë kolosale, informoi me kontinuitet për çdo veprim e çdo vendim Komandantin e Zonës Ahmet Isufin dhe Komandën e Shtabit të Zonës së Karadakut të UÇK-së!
Në kuadrin e punëve dhe vështirësive që i dolën Këshillit Organizativ, ishte edhe lokacioni se ku do të caktohej vendi, dhe ku do të pushonin përgjithmonë Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Kishte shumë ide dhe shumë propozime, por më i përshtatshmi ishte vendi ku sot prehen Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Në këtë vend ku sot janë të varrosur të pavdekshmit e Atdheut e të Kombit, kishim dy vështirësi, sepse ishte vend në të cilin shumë duhej të investohej dhe të punohej dhe kishim edhe vështirësinë tjetër, se vendi quhej popovica, e aty pretendohej se ishte e varrosur një shërbetore kishtare dhe se nuk mund të varroseshin Dëshmorët e Kombit!
Në disa takime të pandërprera me Komandantin e Kampit Mantith në Gjilan, ushtarakun e lartë amerikan, mikun tim të nderuar LTC Scurlock dhe stafin e tij të mrekullueshëm dhe në disa takime të karakterit të informimit detal rreth lokacionit, në fund të Korrikut 1999, në takim në Selinë e Shtabit të ZOK në Gjilan, me vizitë speciale në Selinë e Komandës së Zonës, me urim solemn, ma konfirmoi edhe zyrtarisht VENDIMIN e US ARMY, se lejohen punimet e rregullimit të varrezave të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Vendi ishte shumë i mirë, ishte vend madhështor e impozant, tamam ishte ashtu sikur kishte porositur Komandanti i madh e i lavdishëm i Shtabit të Përgjithshëm të LANÇSH-së të Shqipërisë Gjeneral Enver Hoxha, që vendet ku do të varroset nderi i kombit, të jenë në vende të dukshme, në vende të larta e mundësisht brenda qyteteve, sepse ashtu përgjithmonë do të dërgohet porosia permanente e amanetit të atyre që për Atdhe kanë derdhur gjak e kanë falur jetë!
Por kishim vështirësi të mëdha, Kodra e Dëshmorëve, ishte vend në të cilin për t’u bërë gati për rivarrim të Dëshmorëve të Kombit, duhej investim i madh dhe teknologji e lartë në kryerjen e punimeve!
Këshilli Organizativ për rivarrim, asnjërin nga ato nuk i dispononte e rrjedhimisht as Shtabi i ZOK-t të UÇK-së!

Në mbledhjen e Këshillit Organizativ, ku prezntoi Komandanti i Zonës Ahmet Isufi dhe Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Gjilanit Ismajl Kurteshi, me propozim timin, u vendos që të drejtohemi me kërkesë për ndihmë në rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit!
Pas kësaj Këshilli Organizativ lëshoi thirrje për ndihmë dhe me 4 Gusht 1999, organizoi takim me afaristë të ndryshëm në Gjilan!
Takimi u mbajt në restaurantin e Selisë së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut në Gjilan!
Pjesmarrja e afaristëve ishte masive!
Ndihmat ishin të mëdha dhe të përnjëherëshme!
Kontributi vullnetar ishte i mahnitshëm!
Në punimet për rregullimin e varrezave të Dëshmorëve të Kombit morrën pjesë shumë qytetarë të Gjilanit dhe rrethinës!
“Morava e Binqes”, ishte në nivel të detyrës në kryerjen e puneve për rregullimin e Kodrës së Dëshmorëve!
Rrivarrimi i Dëshmorëve të Kombit u bë me organizim të mrekullueshëm e me kushte teknike të përsosura për kohën!
Varret e Dëshmorëve të Kombit, të gjitha një nga një ishin të betonuara, pra u bënë me beton dhe pllakat e betonit u vendosën me vinq të tonazhave të rënda!
Përpara rivarrimit të dëshmorëve të kombit në Gjilan, ceremonitë madhështore të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit ishin zhvilluar në komunat e Vitisë dhe Kamenicës, që ishin në kuadër të Zonës Operative të Karadakut!
Me rivarrimin e dëshmorëve më 17 Shtator 1999 në Gjilan, Zona Operative e Karadakut e UÇK-së, përmbyllte një kapitull të lavdishëm, atë të nderimit të madh kombëtar të luftëtarëve të lirisë, që kishin derdhur gjakun në frontet e luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Rivarrimi i Dëshmoreve të Kombit në Gjilan, pas përfundimit të luftës e largimit të pushtusve serb nga Kosova ishte ngjarja më e madhe, ishte dalja më masive e popullit shqiptar në qendër të qytetit të Gjilanit, për të nderuar nderin e kombit, për të nderuar gratë dhe burrat e lirisë, për të nderuar ata që në altarin e luftës për çlirim nga Serbia, ishin vrarë dhe kishin derdhur gjak!
Pjesmarrja në rivarrim të Dëshmorëve të Kombit ishte nga të gjitha anët e nga të gjitha trevat, ishte masive!
Në cermoninë e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit kishim të ftuar nga të katër anët!
Këshilli Organizativ kishte marrë të gjitha masat që rivarrimi të ishte eveniment i paharruar kombëtar, që kurrë nuk do të shlyhej nga memorja e çdo pjesmarrësi, e që do të shënohej me forcë nga historia e pas çlirimit Kosovës!
Nderim të veçantë me pjesmarrje në rivarrim të Dëshmorëve të Kombit, na bëri Komanda e KFOR-it të 🇺🇸US ARMY nga Bondsteli e Mantithi, në krye me Komandantin e Bondstelit Gjeneral Brigade Craig A. Peterson dhe atë të Mantithit LTC Robert Scurlock🇺🇸!
Me vendim të Këshillit Organizativ, në ditën e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, në shenjë nderimi e rrespekti, nuk u mbajt mësim në asnjë shkollë të të gjitha niveleve në qytetin e Gjilanit e të fshatrave dhe nuk u punua!
Gjithashtu sikur edhe pritej dhe ashtu sikur edhe ishin ftuar, në rivarrim morrën pjesë të gjitha moshat!
Morrën pjesë përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përfaqësues të Qeverisë së Përkohshme, ish-të burgosur politik, veprimtarë të çështjes kombëtare, nxënës të shkollave të Gjilanit dhe fshatrave, punëtorë, mësues e profesor, invalid e veteranë, luftëtar e ushtar të UÇK-së!
Zhvarrimi dhe Rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, u bë me një organizim të fortë e shumë të përkushtuar, jo vetëm të Këshillit Organizativ, por të të gjithë anëtarëve të Komandës së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut e të të gjithë Komunës së Gjilanit!
Në tërë rrugën prej Komandës së Shtabit ku ishin vendosur arkivolet e Dëshmorëve të Kombit, nëpër qendër të qytetit të Gjilanit e deri te Kodra e Dëshmorëve, ishte urdhër dhe vendim i prerë, asnjë veturë nuk duhej të jetë e parkuar, dhe ashtu ishte!
Shtylla elektrike u vendosën rreth e rrotull tërë hapsirës në Kodrën e Dëshmorëve dhe u rregullua një ndriqim që e bënte edhe më madhështor vendin e shenjtë dhe të shtrenjtë ku do të pushonte përgjithmonë nderi i kombit!
Në shenjë mirënjohje e falenderimi, Këshilli Organizativ i rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, ndau mirënjohje për të gjithë donatorët e mëdhenj!

Nderimi ishte historik!

24 vjet pas ngjarjes së madhe të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, ku kishte dhembje e krenari kombëtare, ndjehem krenar dhe mburrem për tërë atë kontribut modest që kamë dhënë!
Më vjen keq që nuk kam mundur të bëja më shumë në nderim të nderit të kombit, të rënëve të lirisë, por aq lejonte koha dhe mundësitë në atë periudhë që kishim, sepse ishim pas përfundimit të luftës çlirimtare!

Lavdi e përjetshme Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Ismet Sylejmani
Ish – AnĂ«tar i Shtabit tĂ« ZOK tĂ« UÇK-sĂ«,
Ish – Shef pĂ«r Informim i ZOK tĂ« UÇK-sĂ«,
Ish – ZĂ«dhĂ«nĂ«s i ZonĂ«s sĂ« 7-tĂ« tĂ« ZOK tĂ« UÇK-sĂ«,
Ish – Shef pĂ«r MardhĂ«nie me KFOR i ZonĂ«s sĂ« 7-tĂ« tĂ« UÇK-sĂ«!
Ish – Kryetar i KĂ«shillit pĂ«r Zhvarrim dhe Rivarrim tĂ« DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« Gjilan!
Gjilan më 17 Shtator 2023!

Lajme të sponsorizuara

TĂ« fundit
Ismet Sylejmani Xhavit Haziri, AnĂ«tar i Komitetit Drejtues, AnĂ«tar i…