
Rizvanolli dhe Kurti vëzhgojnë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut
12 maj 2025
| 08:38
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.
Më tutje ajo është shprehur se me investim prej 56.5 milionë eurosh, të financuar tërësisht nga KEK-u, pa kredi, pa borxh, po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike.
Rizavanolli është shprehur se vetëm gjatë vitit 2025 pritet një rritje prej +15 MW në kapacitetin prodhues.