
Robertson: Jemi jashtë garës për titull
04 shkurt 2021
| 09:39
Pas 66 ndeshjeve pa humbje në shtëpi, Liverpooli ka humbur ndeshjen e dytë në Anfield këtë sezon, së fundmi 1-0 ndaj Brightonit.
Kështu, mbrojtësi Andy Robertson beson se skuadra e tij është jashtë garës për titull. Për momentin, “The Reds” janë shtatë pikë mbrapa Manchester Cityt, të cilët gjithashtu kanë një ndeshje më pak.
“Brighton ishin një skuadër më e mire”, tha mbrojtësi anësor. “Jemi shumë të dëshpëruar të gjithë”.
“Sigurisht që duhet t’i lavdërojmë pasi ata luajtën shumë mirë. Krijuan raste duke zhvilluar edhe presion të lartë te ne”, u shpreh ai.
Liverpool do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme pikërisht kundër liderit aktual, të dielën me fillim nga ora 17:30.