Robotë për mbledhjen e plehrave     

29 tetor 2020 | 11:30

Robotët inteligjentë po përdoren për të ndihmuar pastruesit e rrugëve të shkarkojnë mbeturinat në Shenzhen të Kinës.

Dy robotë u vunë në përdorim të hënën, në një stacion transferimi të mbeturinave në fshatin Changling, distrikti Luohu.

Me një depozitë prej 660 litrash të shkëputur nga automjeti për mbledhjen e mbeturinave, çdo robot lëviz përgjatë një rruge të projektuar nga radarët, për ta dorëzuar depozitën me mbetje në stacionin e caktuar.

Pas hedhjes së mbeturinave, roboti e çon depozitën në zonën e pastrimit. Robotët, të zhvilluar nga “Sagacity Environment”, një kompani lokale e teknologjisë, mund të regjistrojnë informacione, duke përfshirë peshën e mbetjeve në depozita.

Të dhënat, bazuar në peshat e mbledhura dhe frekuencën e ngarkimit, do të ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe menaxhimin inteligjent të stacionit të mbetjeve në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi humbi titullin kampion bote në shkurt të këtij viti…