
Rohde për ngërçin politik: Edhe në një lojë futbolli nëse dështon duhet të ndërrohet lojtari
16 maj 2025
| 12:05
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.
Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, diplomati gjerman është pyetur nga “Klan Kosova” se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.
Ai ka marrë një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.
“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, është shprehur Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.
Në këtë event kanë marrë pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane.