​Ronaldo përmbys historinë e futbollit me një tjetër rekord botëror

15 tetor 2025 | 10:48

Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik.

Ylli portugez shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, duke përmbysur rezultatin pas avantazhit fillestar të Szalai dhe duke i dhënë Portugalisë epërsinë 2-1.

Falë këtyre dy realizimeve, kapiteni i Portugalisë arrin në 41 gola në kualifikimet e Kupës së Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39.

Në podium qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, që mban vendin e tretë në renditjen historike.

Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve renditen: Robert Lewandowski (33 gola), Edin Džeko (29), Andriy Shevchenko (26), Harry Kane (23) dhe Memphis Depay (22).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në…