Ronaldo thyen edhe një rekord në Ligën e Kampionëve

28 nëntor 2018 | 11:40

Cristiano Ronaldo vazhdon të ndjekë rekordet në Ligën e Kampionëve. Ai ka shënuar 121 herë në këtë kompedicion dhe ka dhuruar 38 asistime, llogaritur këtu edhe pasimi që dha drejt Mandzukiqit ndaj Valencias.

Megjithatë, portugezi bëhet futbollisti i parë që arrin të fitojë 100 takime në Ligën e Kampionëve. Një shifër e jashtëzakonshme po të mendosh që ka shumë futbollistë që nuk i kanë luajtur kaq takime në kompedicionin më të madh për klube në Evropë.

Për krahasim, Ronaldo ka fituar po aq ndeshje sa ka luajtur gjithsej në Ligën e Kampionëve, Andri Shevchenko.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 7 muajsh udhëtimi në hapësirë, sonda robotike e NASA-s,…