Rooney ‘habit’ Anglinë: Xhaka po dominon Premierligën!

14 nëntor 2025 | 14:13

Entuziazmi rreth ndikimit të Granit Xhakës te Sunderland nuk po ndalet. Pas vlerësimeve nga “Sky Sports”, që e ka quajtur “blerjen më të mirë të sezonit”, dhe lavdërimeve nga Jamie Carragher, tashmë edhe legjenda angleze Wayne Rooney ka dhënë opinionin e tij të fortë.

Legjenda e futbollit anglez deklaroi se Xhaka është “ndoshta transferimi më i mirë i Premierligës këtë sezon”.

Mesfushori 33-vjeçar, i cili u transferua këtë verë nga Leverkusen tek Sunderland – skuadër e sapo-promovuar në Premierligë, ka surprizuar shumë skeptikë.

Rooney ka pranuar se fillimisht kishte dyshime.

“Në fillim gjithmonë pyet veten nëse një lëvizje e tillë te një klub i sapo-promovuar ishte e duhura. Pasi kishte kthyer kundër vetes tifozët e Arsenalit, fakti që fitoi sërish vendin në ekip tregoi forcën e tij të karakterit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se suksesi i Xhakës me Leverkusen, ku kishte fituar kampionatin, ishte dëshmi e qartë e nivelit të tij.

Këtë sezon, futbollisti nga Baseli i ka hequr të gjitha dyshimet me paraqitje mbresëlënëse.

Rooney ka theksuar edhe rolin udhëheqës të Xhakës brenda grupit.

“Në një skuadër të re si Sunderland, Granit Xhaka vepron si vëllai i madh. Ai është një ndihmë e çmuar për trajnerin Regis Le Bris, duke shërbyer si ndërmjetës mes trajnerit dhe dhomës së zhveshjes”, ka thënë ai.

Me këtë formë dhe ndikim të jashtëzakonshëm, Xhaka po shihet jo vetëm si lider i Sunderland, por edhe si një nga figurat më të rëndësishme të gjithë Premierligës këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Anke Weber,…