Rosberg: Verstappen meritonte flamurin e zi për incidentin me Russell

02 qershor 2025 | 11:38

Max Verstappen e mbylli në vendin e dhjetë garën e zhvilluar ditën e diel në Spanjë, me një penalitet prej 10 sekondash. Edhe pse u shpall “piloti më i mirë i garës”, ajo u prish në 10 xhirot e fundit, kur në pistë hyri makina e sigurisë.

Kampioni i botës në Formula 1 ishte në vendin e tretë deri në momentin që u largua makina e sigurisë. Por, pasi humbi kontrollin e njëvendëshes së tij, ai pas pati dy kontakte të menjëhershme në pak metra, me Leclerc dhe Russell.

Me pilotin britanik të Mercedes pati edhe një kontakt tjetër një xhiro më vonë, kur iu kërkua që hapte krahun, duke e përplasur qëllimisht. Një veprim i konsideruar i gabuar nga komisarët, që e penalizuan me 10 sekonda. Nico Rosberg, duke folur për “Sky Sport”, ka thënë se komisarët u treguan të butë ndaj Verstappen: “Manovra e Max është vërtet e keqe. Ai meriton flamurin e zi, pasi u përplas me Russell me qëllim. Nuk ka zgjidhje tjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca ka rrëmbyer sërish vëmendjen në edicionin më të…