Rotary – Organizata ndërkombëtare që inkurajon standarde të larta etike në të gjitha fushat dhe ndihmon në ndërtimin e vullnetit të mirë dhe paqes në botë

25 maj 2022 | 15:40

Cilat janë benefitet e të qenurit Rotarian?

Rotary është organizatë shërbyese, që instalon shërbimin dhe vullnetarizmin në komunitet me shembull vetanak, nëse vërejnë ndonjë mangësi në shoqëri këtë e plotësojnë anëtarët e saj. Kështu e përkufizon rëndësinë e të qenurit rotarian, rotariani nga Rotary Klubi Peja, z. Neshat Asllani.

Ndërkaq për peshën që e ka vet Rotary në nivel global ai thotë se “Nisur nga fakti që 50 rotarian janë themelues të kombeve të bashkuara, andaj edhe kanë ulëse të përhershme në Kombet e Bashkuara, kjo tregon ndikimin e madh që e ka Rotary në botë”.

Kush mund të bëhet rotarian?

Ftesa për t’u anëtarësuar ne Rotary është e hapur për te gjithë, por secili anëtarë duhet të përfaqësoj vlera të larta etike dhe të jetë lider në profesionin e tij/saj, po ashtu të jetë i/e gatshme që të kontribuoj në komunitetin ku jeton dhe jo vetëm.

Çka pas anëtarësimit në Rotary?

Pas anëtarësimit, jeni pjesë e një familje të madhe ndërkombëtarisht që të mundëson të kontribuosh për komunitetin dhe të krijosh rrjet të miqve në çdo vend të botës. Klubet Rotariane mbajnë takime të rregullta ku anëtarët e tyre mblidhen për t’u shoqëruar dhe për të diskutuar projektet e tyre aktuale, çështje të tjera lidhur me Rotary dhe tema profesionale. Ndërsa shumica e klubeve takohen fizikisht, ka klube që takohen online ose kanë një kombinim të takimeve fizike dhe online. Rotary është njëkohësisht organizatë jo politike dhe jo fetare, klubet Rotary inkurajohen të krijojnë një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë anëtarët e klubit në mbledhjet e tyre. Takimet mund të jenë formale ose joformale me folës të ftuar, forume të hapur për diskutim ose aktivitete në grup. Sa më shumë të merrni pjesë në takimet dhe aktivitetet e klubit tuaj, aq më shumë do të përfitoni nga kjo përvojë e veçantë.

Benefitet e anëtarësimit në Rotary

Çelësi për të përfituar sa më shumë nga anëtarësimi në Rotary është të përfshiheni në aktivitete ku mund të kontribuoni dhe të bëni ndryshimin në komunitetin tuaj dhe më gjerë. Koha dhe energjia që investoni në Rotary do të sjellin shpërblime të pasura. Vlen të ceket që secili Rotarian në momentin që anëtarësohet ka të drejta të barabarta me të gjithë anëtarët e tjerë ku do në botë. Me kalimin e kohës, anëtarët aktivë zbulojnë se lidhjet që ata krijojnë nëpërmjet Rotary bëhen miqësi të përjetshme.

Për të kuptuar më shumë rreth benefiteve vizito www.rotary.org.

Cilat janë projektet e fundit të Rotary në Kosovë?

Klubet rotariane në Kosovë kanë realizuar projekte të shumta por disa më madhore që i identifikon në këtë rast z. Asllani janë: shërimi i mbi 250 fëmijëve me probleme në zemër, pajisja e disa qendrave medicinale me teknologji të sofistikuar për Telemedicinë, pajisja e shumë shkollave në Kosovë me ujë të pijshëm, mbështetja me bursa shkollimi për shumë studentë të Kosovës, përkrahja e vajzave në edukim përmes programeve të shkollimit, mbështetja në forma të ndryshme e sistemit shëndetësor në Kosovë, e shumë e shumë projekte të rëndësishme për komunitetin.

 

Rikujtojmë se Rotary, më 11 qershor të këtij viti themelon distriktitin shqipfolës, në mesin e shumë distrikteve në botë. Me themelimin e distriktit, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në nivelet më të larta të Rotary Ndërkombëtare, duke krijuar mundësitë e zhvillimit të komunitetit më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të…