
Rozana Radi rrëfen makthin e përndjekjes: Fillova të mos jetoja…
Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka ndarë një histori të rëndë personale në emisionin “Goca dhe gra”, ku ka treguar se është përballur me përndjekje të vazhdueshme nga një person që, sipas saj, e ka ndjekur deri te dera e banesës.
Radi ka rrëfyer se përndjekësi i saj ishte dënuar fillimisht me një vit burg, por pas lirimit ai kishte rifilluar të njëjtin veprim, duke e detyruar këngëtaren të bënte një tjetër kallëzim në polici. Si rezultat, ai është arrestuar sërish.
“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, por sapo doli filloi përsëri përndjekjen. Bëra përsëri kallëzim dhe u kthye në burg. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë Zotit, policia më qëndroi pranë dhe sot jam pak më e qetë.”, rrëfeu ajo.