Rrahani ishte shumë afër transferimit në Premier Ligë

07 maj 2025 | 15:40

Reprezentuesi Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani shumë lehtë ka mundur të transferohet në Angli para se t’i bashkohej Spartës nga Praga. Një klub i Premier Ligë i kishte bërë ofertë Rapid Bukureshtit për Rrahmanin dhe kishte negociuar për çmimin e tij.

Këtë e kanë pranuar nga ekipi rumun, duke mos dashur të përmendin emrin e skuadrës angleze, duke shtuar se Rrahmani ishte afër transferimit në Premier Ligë. Në fund, duket se oferta e Spartës ishte më e mirë dhe Rrahmani në verën e vitit u shkuar u transferua në Çeki për 5 milionë euro.

Rrahmani ishte pjesë e Rapidit gjatë sezonit 2023/24, në të cilin shënoi 19 gola në 30 paraqitje dhe ekipit rumun iu bashkua nga Ballkani i Suharekës. Në këtë sezon, sulmuesi 24-vjeçar ka 9 gola e 3 asistime në 33 paraqitje për Spartën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar…