Rrahën një burrë, arrestohen dy femra në Rahovec

15 gusht 2025 | 12:04

Dy femra janë arrestuar në Rahovec në dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë me dije se si pasojë e dhunës, viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me Hajdin Abazi, veprimtar i arrestuar si njëzetvjeçar në…