Rrahje në një kafeteri në Prishtinë, arreston tre persona
09 dhjetor 2020
| 21:28
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje në një kafeteri në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:50 kemi pranuar informatën per një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Njësitë nga stacioni policor Jugu kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kane arrestuar 3 persona te dyshuar”, ka thënë Ahmeti.



