Rrahmani: Jam i gatshëm për këto ndeshje

31 maj 2021 | 18:25

Për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos foli në konferencë për media edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Napolit ka thënë se kjo miqësore do t’u shërbejë lojtarëve të rinj për t’u dëshmuar.

“Miqësorja kundër San Marinos na shërben për grupin dhe për lojtarët e rinj. Jam i gatshëm për këto ndeshje, pas një mungese të gjatë shkaku i disa lëndimeve që pata. Kemi punuar këto ditë dhe besoj se do të paraqitemi mirë”, ka deklaruar Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard është një nga blerjet më të shtrenjta në…