
Rrahmani rikthehet në stërvitje
31 mars 2021
| 17:33
Skuadra e Napolit ka njoftuar se mbrojtësi Amir Rrahmani është kthyer në stërvitje pas shërimit nga lëndimi që ia pamundësoi të paraqitet në ndeshjet e marsit me Përfaqësuesen e Kosovës.
Klubi italian në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të qendërmbrojtësit nga Kosova, ku shihet mjaft i lumtur pas rikthimit në stërvitje.
“Hey Amir” është mbishkrimi i fotografisë. Qendërmbrojtësi ditë më parë u rikthye te Napoli për ta vazhduar rikuperimin, teksa të mërkurën ka filluar edhe me stërvitjet. Sipas të gjitha gjasave, Amir Rrahmani do të jetë gati për ndeshjen e radhës në Serinë A që Napoli e luan ndaj Krotonës. Kjo ndeshje zhvillohet më 3 prill.