Rrahmani shkëlqen në debutim për Rapidin

25 gusht 2023 | 22:47

Rapidi i Bukureshtit ka regjistruar fitoren e radhës në Rumani, teksa sonte debutoi në mënyrë fantastike edhe Albion Rrahmani.

Skuadra e drejtuar nga Cristiano Bergodi fitoi sonte në udhëtim ndaj U Craiova. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ion Oblemenco” përfundoi me rezultatin 3:5.

Albion Rrahmani hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në startin e pjesës së dytë, teksa ia doli që të lë menjëherë gjurmë.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola vendimtar për të ia siguruar fitoren skuadrës së tij. Rrahmani shënoi në minutën e 65-të dhe në minutën e parë shtesë – 90+1′.

Marko Dugandzic (21′), Cristian Sapunaru (45′) dhe Claudiu Petrila (57′) shënuan golat tjerë në fitoren e Rapidit.

Ndërkaq, për skuadrën vendase shënuan Aurelian Chitu (4′, 78′), dhe Leo Lacroix (48′). Rapidi i Bukureshtit pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe pozicionohet i treti në tabelë, kurse U Craiova është në pozitën e 13-të me 6 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar të premten katër…