
Rrahu babanë, arrestohet prishtinasi
11 dhjetor 2022
| 10:07
Është arrestuar një djalë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë.
Policia bën me dije se ky rast ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.