Rregulli i FIFA-s: Kosova mund të “detyrohet” të luajë kundër Rumanisë

21 nëntor 2025 | 13:09

Të enjten, më 20 nëntor, u zhvillua shorti për të përcaktuar play-off-in e Kupës së Botës.

Kosova do të luajë gjysmëfinalen kundër Sllovakisë si mysafir më 26 mars të vitit të ardhshëm, kurse gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Turqisë dhe Rumanisë, transmeton Klankosova.tv.

Por, një skenar të çuditshëm po e raportojnë mediat në Rumani.

Nëse fiton në Turqi, rumunët do të luajnë finalen me fituesin midis Kosovës dhe Sllovakisë.

Por, sipas golazo.ro, nëse rumunët humbasin ndaj Turqisë, do të detyrohen nga FIFA të luajnë një ndeshje miqësore ditën kur do të luhen finalet e play-off-it.

Për shembull, nëse Kosova humbet ndaj Sllovakisë, ajo do të përballet me ekipin e Mircea Lucescut në një ndeshje miqësore më 31 mars.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, ekipet e eliminuara në gjysmëfinalet e play-off-eve nuk e përfundojnë menjëherë rrugëtimin e tyre, por duhet të luajnë një ndeshje miqësore kundër njëra-tjetrës. Përballja zhvillohet në fushën e ekipit të caktuar me short si organizatori i mundshëm i finales.

Rrjedhimisht, nëse Rumania humbet në Stamboll, dhe njëkohësisht edhe Kosova humbet ndaj Sllovakisë, dy kombëtaret do të luajnë këtë “finale të vogël” në Prishtinë.

Gjysmëfinalet e play-off-it të Kupës së Botës 2026

Itali – Irlandë e Veriut

Uells – Bosnje dhe Hercegovinë

Ukrainë – Suedi

Poloni – Shqipëri

Turqi – Rumani

Sllovaki – Kosovë

Danimarkë – Maqedonia e Veriut

Republika Çeke – Irlandë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër rast shqetësues ka ndodhur në prokurimin publik. Dy…