Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04 nëntor 2025 | 10:30

Në lidhje me rrëmbimin e serbit në veri, gazetari Urall Boshnjaku ka dhënë edhe detaje të tjera, duke thënë se dyshohet që Milan Radoiçiq ka hyrë në territorin e Kosovës.

Boshnjaku u shpreh se ai, bashkë me grupin e tij kanë sulmuar dhe më pas rrëmbyer viktimën, njofton Klankosova.tv.

“Sipas pretendimeve të ish-zëvëndësministrit (Radoica Radomiroviq) i cili është një profil serioz, dyshohet se brenda territorit të Republikës së Kosovës është futur edhe vet Radoiçiq me grupin e tij, duke sulmuar dhe duke rrëmbyer një qytetar prej brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikën 0 të kufirit, ku ka kontrolle të shtuara edhe nga ana e KFOR-it”, u shpreh Boshnjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se deri…