Rreth 10 mijë punëtorë shëndetësorë në Iran të infektuar me Covid

21 maj 11:58

Rreth 10 mijë punëtorë shëndetësorë në Iran janë infektuar nga koronavirusi i ri, ka njoftuar agjencia e lajmeve ILNA, duke cituar zëvendësministrin e Shëndetësisë të Iranit. “Rreth 10 mijë punëtore shëndetësorë janë infektuar me virusin vrasës në Iran dhe shumë prej tyre kanë vdekur”, ka thënë Qassem Janbabai.

Irani është një nga vendet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi.

Janë regjistruar mbi 127 mijë raste të të infektuarve me virus Korona dhe mbi 7 000 të vdekur po nga i njëjti virus.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë vizitës…