
Rreth 27 mijë të rinj votojnë për herë të parë
12 tetor 2025
| 09:09
Nga krahasimi i listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025 me Listën e votuesve të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me 9 shkurt 2025, rezulton se lista e votuesve për këto zgjedhje përmban 37,499 votues më shumë.
Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se nga ky numër i përgjithshëm i votuesve të rinj, 10,700 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës dhe 26,799 votues janë të rinj që pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2025. /Kosovapress/