Rreth 8 900 raste të raportuar përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”

01 korrik 2022 | 13:28

Për të lehtësuar bashkëpunimin, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës kohë më parë është lansuar platforma digjitale “Lajmëro policinë”.

Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8 900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe ka inkurajuar të gjithë pa dallim që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim dhe në mënyrën më të lehtë për ta, përfshirë këtu edhe lajmërimin e rasteve përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”.

Raportimi nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë.

Ky aplikacion/platformë mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant kërkon largimin nga ekipi…