Rrëzohet parashuta në Spille, një person dyshohet të jetë plagosur rëndë

03 prill 2022 | 14:52

Një parashutë është rrëzuar pas mesdite në Spille, në zonën e plazhit, te “Guri i lëmuar”. Parashutisti, i cili dyshohet të jetë lënduar rëndë, ka humbur kontrollin e parashutës.

Parashuta kishte flamur francez ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i urgjencës kombëtare të njoftuar nga “ABC”-ja. Po ashtu aty ndodhen edhe tre patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.

Patrulla e konstaton në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raketat kanë goditur portin Mykolaiv të Detit të Zi në…