
Rriten të ardhurat nga taksat mjedisore
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë statistikat e taksave mjedisore, për vitet 2022-2024.
Në vitin 2024, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën 377,704,690 milionë euro, krahasuar me vitin 2023 ka pasur rritje prej 11.0%.
Në vitin 2024, të ardhurat nga taksat e energjisë-akciza, kanë pasur rritje për 9.2%, krahasuar me vitin 2023; të ardhurat nga taksat e ndotjes kanë pasur rritje për 79.3%, krahasuar me vitin 2023; dhe të ardhurat nga transporti kanë pasur rritje për 21.7%, krahasuar me vitin 2023.
Sipas strukturës së të ardhurave nga gjithsej taksat mjedisore për vitin 2024, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 326,128,686 milionë euro, ose 86.3 %, pasuar nga taksat e transportit me 49,245,564, milionë euro, ose 13,0%, taksat e ndotjes me 2,330,440, ose 0,6%.
Në vitin 2024, përqindja e të ardhurave nga taksat mjedisore, e pjesëtuar me BPV ishte 4,16%.