Rritet kostoja e ndërtimit

27 nëntor 2025 | 13:58

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) 2025.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në TM3 2025, krahasuar me TM2 2025. Ndërkaq, krahasuar TM3 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2024, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 3,6 %.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0,5 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025.

Rritje kishte energjia (3,9 %),pagat (2,3 %), kostot tjera (1,0 %), materialet (0,1 %) ndërsa, zbritje kishte te makineritë (-0,7 %).

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (3,6 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e tretë (TM-3) 2024.

Rritje më të madhe kishte energjia (9,7 %), pagat (7,8 %), kostot tjera (4,5 %), transporti (3,4 %), materialet (2,9%) ndërsa, zbritje kishte te makineritë (-0,4%).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Malajzi ndodhet një qytet që fillimisht u ndërtua për…