Rron Broja vazhdon kontratën me Dritën

16 maj 2025 | 18:21

Rron Broja, një nga futbollistët më të dalluar në Kosovë, ka rinovuar kontratën me skuadrën kampione, Dritën e Gjilanit.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi të premten, duke bërë të ditur se mesfushori mitrovicas do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe për tri vite të tjera.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi vazhduar me kapitenin Ron Broja edhe për tri vite të tjera”, thuhet në njoftimin e kampionit të saposhpallur në elitën e futbollit kosovar.

“Kapiteni mbetet besnik ndaj klubit tonë dhe këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi sot me prezantimin e tijë në ambientet e klubit”, thuhet tutje në shkrimin e tyre në Facebook.

Broja, që mban shiritin e kapitenit, është i njohur për disiplinën, qetësinë në lojë dhe kontrollin e shkëlqyer në mesin e fushës. Ai ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se tri dekadash në politikën parlamentare, Pandeli…