
Rruga Prishtinë-Pejë vështirë e kalueshme, mbulohet nga bora
07 janar 2022
| 00:31
Si pasojë e reshjeve të borës është mbuluar rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht tek Komorani.
Lexues të Express kanë dërguar fotografi ku shihet tërë rruga e mbuluar me borë, e cila paraqet rrezik të madh për veturat.
Sipas fotografie shihet që kjo rrugë është vështirë e kalueshme, gjë që kërkon kujdes të madh nga vozitësit.
Që nga orët e pasdites reshjet e borës kanë kapluar disa qytete të Kosovës, duke bërë kështu që edhe rrugët kryesore të mbulohen me borë.