
Rruga që lidh Gjakovën me Deçanin, Haradinaj: Një e arritur e madhe për të dyja qytetet
12 maj 2025
| 20:14
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përshëndetur përfundimin e një projekti të rëndësishëm infrastruktural që lidh fshatrat e Gjakovës me Deçanin.
Ai e cilësoi këtë arritje si një zhvillim të rëndësishëm për të dyja qytetet, duke e vlerësuar punën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për angazhimin e tij.
“Edhe një e arritur për të dyja qytetet! Kjo rrugë i lidh fshatrat e Gjakovës me Deçanin. Pa modesti, por je njishi, i nderuar kryetar Ramosaj”, shkruan Haradinaj.