
Rrugët e Tiranës mbushen me fotot e komandantëve të UÇK-së
27 shtator 2025
| 11:36
Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera me portretet e komandantëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ish-krerët e UÇK prej disa vitesh po përballen me gjykatën e Hagës, ndërsa mbështetja dhe nderimi për rolin e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësi nderohet në Kosovë dhe Shqipëri.
Përndryshe, mësohet se në Shqipëri gjatë javës së ardhshme do të mbahet një konferencë për media, ku do të bëhet e ditur data se kur pritet të mbahet një protestë në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së.