Rrustem Mustafa: Koalicione të vogla, pa përgjegjësi të përbashkët, nuk sjellin stabilitet!

04 qershor 2025 | 09:30

Në një kohë sfidash të shumta për shtetin dhe shoqërinë, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet politik, për institucione funksionale dhe për një orientim të qartë drejt zhvillimit. Ish-komandanti i UÇK-së, i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka ngritur zërin për domosdoshmërinë e një qasjeje të re politike – një thirrje për krijimin e një koalicioni të gjerë, të qëndrueshëm dhe me përgjegjësi të ndarë mes partive të mëdha.

Mustafa thekson se përpjekjet për ndërtimin e institucioneve me koalicione të vogla, pa një vizion të përbashkët dhe pa baza të forta politike, vetëm sa e shtojnë pasigurinë dhe i hapin rrugë bllokimeve. Sipas tij, është koha për vendime të mëdha dhe për bashkëpunim mes atyre që kanë peshë reale në skenën politike – për hir të stabilitetit, zhvillimit dhe ruajtjes së arritjeve që Kosova i ka ndërtuar me shumë mund.

Kjo është thirrja për koalicion të qëndrueshëm nga Rrustem Mustafa:

Koalicione të vogla, pa përgjegjësi të përbashkët, nuk sjellin stabilitet!

Çdo tentativë për të ndërtuar institucione me koalicione të vogla, duke përjashtuar partnerë që ofrojnë mundësi për ecje të sigurt, stabilitet dhe zhvillim me përgjegjësi, është një rrugë e rrezikshme. Kjo nuk krijon siguri, por vetëm vonesa, bllokime dhe rrezik për të humbur gjithçka që kemi ndërtuar deri tani.

Kujtojeni çfarë ndodhi edhe në zgjedhjet lokale: në disa komuna ekziston mundësia reale që pushteti të kalojë te subjekte që nuk ndajnë vizionin e shumicës për rend, ligj dhe shtet funksional. Pa një qeveri të qëndrueshme dhe kredibile në nivel qendror, do të jetë shumë më e lehtë që edhe në komunat që drejtohen nga minoritetet të cenohet ambienti institucional dhe të dëmtohet rruga e ndërtimit të shtetit.

Prandaj, sot është koha për vendime të mëdha!

Secili që zgjedh të mos i përgjigjet ftesës për një qeveri të rregullt, me vizion të qartë dhe vullnet për ndarje përgjegjësie, duhet ta dijë: nuk po refuzon një ofertë politike, por po refuzon një mundësi historike për stabilitet, zhvillim dhe rend demokratik në Kosovë.

Ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme është përgjegjësi e përbashkët. Kjo është rruga e vetme përpara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 persona janë arrestuar mëngjesin e së martës pas një…