RTK-ja pritet të hyjë në kredi për t’i paguar pagat e punëtorëve

15 gusht 2025 | 12:12

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundoqi, ka bërë me dije se kanë arrituar një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se kërkesa e tyre zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet.

Hundozi ka shkruar se pret që shumë shpejt ajo të realizohet.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit. Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…