Rubin: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit ka shkruar fjali të rreme

16 shtator 2025 | 12:18

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin është pyetur për një artikull të gazetës “The New York Times”, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre.

Sipas artikullit të lexuar nga prokurori, Hashim Thaçi ka drejtuar fushatën e vrasjes së disa komandantëve. Akuzat për vrasje ishin bërë nga pjesëtarë të UÇK-së tek diplomatë amerikanë, të cilët gjoja thanë se kishin parë me sytë e tyre vrasjen e rivalëve të Thaçit.

Rubin ka thënë se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges.

“Autori i këtij artikulli, në mënyrë të vazhdueshme, ka shkruar fjali që kanë qenë të rreme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zivinarska Farma Pilke”  shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit me…