Rubin: Ishte e qartë se Thaçi kishte eprorë nga të cilët duhej të merrte miratime

16 shtator 2025 | 16:16

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka thënë se Hashim Thaçi “nuk më ka thënë asnjëherë fjalë për fjalë se çfarë duhet të bënte apo se me kënd duhej të konsultohej”.

“Thaçin e njoha në Rambuje dhe ai nuk ishte i hapur me mua, e as unë më. Ai nuk më tregonte çfarë duhet të bënte dhe pse i bënte”, ka thënë Rubin.

Ai ka theksuar se për të ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

“Ai ishte shumë i mjegullt në gjuhën e tij, thoshte se duhej të konsultohej me komunitetin, me udhëheqësit, me popullin. Unë nënkuptova që (Adem) Demaçi ishte shumë i rëndësishëm, sepse ai kishte folur me Medeleine Albright dhe ishte ndër personat që nuk ishte në favor të Rambujesë. Fakti që duhej të konsultohej me të, sipas meje, ai përpiqe j që t’i përfshinte të gjithë në proces. Nuk e di a i kërkohej ta bënte këtë”, ka thënë Rubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta është duke menduar seriozisht…