
Rubin: Qëllimi i ndërhyrjes ndërkombëtare ishte të mbroheshin civilët
15 shtator 2025
| 13:59
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po e jep dëshminë e tij në Hagë i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përveç avokatit të Thaçit, Luka Misheviq, ai është pyetur edhe nga avokati i Kadri Veselit, rreth arsyetimit të tij për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.
Ish-ndihmëssekretari amerikan, ka deklaruar se pas Bosnjës, ku ndodhën krime të tmerrshme, qëllimi ishte të mbroheshin civilët dhe të parandalohej përsëritja e atij tmerri.
Rubin ka thënë se shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë.
“Donim të ishim në anën e viktimave. Ata, jo vetëm që ishin të shtypur, por po masakroheshin”.
“Synimi ishte që njerëzit të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit të tyre”, ka thënë Rubin.