Rubin: Thaçi s’mund të diktonte rregulla dhe kushte brenda UÇK-së

15 shtator 2025 | 11:33

James Rubin, ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së, duke u detyruar të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.

Ai ka thënë se disa nga këta persona i konsideronte “ekstremistë”, të cilët, sipas tij, kërkonin veprime të menjëhershme, ndërsa Thaçi kishte një qasje më pragmatike.

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, ka thënë Rubin.

Ai ka shtuar se kur shumica vendosi të përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit, grupet ekstremiste humbën ndikimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e dërrmoi mbrëmë Valencian duke e mposhtur me rezultat…