Rusia i fton mercenarët çeçenë t’i bashkëngjiten në luftën në Ukrainë

16 shtator 2022 | 20:16

Rusia u ka bërë një ftesë mercenarëve çeçenë t’u bashkëngjiten ushtarëve rusë në luftën në Ukrainë, kështu thuhet në materialin e Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Raportohet se udhëheqja e lartë e ushtrisë ruse planifikon të dërgojë batalione çeçene në Ukrainë, përbërja kryesore e të cilave janë mercenarë.
Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se këto batalione kanë mungesë të stafit dhe trajnimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

Ushtria çeçene dhe përfaqësuesit e PMC “Wagner” tashmë po luftojnë kundër Ukrainës por, pavarësisht përkrahjes së tyre, ushtria ruse çdo ditë po pëson humbje të mëdha në personel dhe artileri ushtarake dhe gradualisht po tërhiqet nga territoret ukrainase, njofton Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale gjykon pa…