Rusia, shteti i parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve

04 korrik 2025 | 11:58

Rusia është bërë vendi i parë që ka njohur zyrtarisht qeverisjen e Talebanëve në Afganistan, një hap që Ministri i Jashtëm afgan, Amir Khan Muttaqi, e ka cilësuar si një vendim “guximtar”.

Muttaqi u takua të enjten në Kabul me ambasadorin rus në Afganistan, Dmitry Zhirnov, i cili i komunikoi zyrtarisht vendimin e qeverisë së tij për të njohur Emiratin Islamik të Afganistanit, shkruan BBC.

Sipas Ministrit të Jashtëm afgan, ky hap shënon “një fazë të re të marrëdhënieve pozitive, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit konstruktiv”, ndërsa shtoi se ky vendim do të shërbejë si “shembull” për vende të tjera.

Që prej rikthimit në pushtet në gusht të vitit 2021, Talebanët kanë kërkuar njohje ndërkombëtare dhe investime, pavarësisht raportimeve në rritje për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë u shpreh: “Besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do të japë një nxitje për zhvillimin e bashkëpunimit produktiv dypalësh mes vendeve tona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar sot për ngërçin…