Rutte skpetik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe

04 qershor 2025 | 15:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu skepticizëm lidhur me mundësinë që negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë të sjellin një paqe të qëndrueshme, por theksoi se ato janë të domosdoshme për të frenuar agresionin e Vladimir Putinit.

Në një deklaratë gjatë një konference për shtyp, Rutte tha se objektivi i përbashkët i aleatëve të NATO-s dhe SHBA-së është që Ukraina të arrijë një paqe të fortë dhe afatgjatë. “Putini nuk duhet ta provojë më kurrë të sulmojë. Për këtë, ai duhet të kontrollohet,” u shpreh ai.

Rutte tha se është e rëndësishme që të ketë bisedime, qoftë me Putinin apo me ekipin e tij, dhe përshëndeti përpjekjet e SHBA-së për të marrë nismën në këtë drejtim. Ai përmendi gjithashtu rolin e ish-presidentit Donald Trump në nxitjen e negociatave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm i sofistikuar ukrainas tronditi strukturat ushtarake të Rusisë,…